PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Europë, zhvillohet dialogu i 34-t mbi të drejtat e njeriut
2015-12-01 09:49:29 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën u zhvillua në Pekin Dialogu i 34-t për Të drejtat e Njeriut Kinë-Europë. Të dyja palët shkëmbyen mendime lidhur me përparimet e reja dhe bashkëpunimin në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të mjedisit, harmoninë shoqërore dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të drejtat njerëzore. Të dyja palët ishin të mendimit se ky dialog ishte i sinqertë, i gjithanshëm e i thellë dhe arriti të nxitë njohjen e ndërsjellë.

Përfaqësuesit e palës kineze në dialog folën lidhur me rëndësinë që ka Plani i 13-të Pesëvjeçar për nxitjen e çështjes së të drejtave të njeriut dhe i kërkuan palës europiane që të shikojë objektivisht rezultatet e arritura nga Kina në fushën e të drejtave të njeriut. Pala kineze i paraqiti palës europiane shqetësimet e saj mbi probleme të tilla si mbrojtja e emigrantëve në Europë, ksenofobia, diskriminimi fetar etj., duke shprehur shpresën e saj për përmirësimin e këtyre problemeve. (Çang Çuo/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China