PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina e Britania, studim fizibiliteti për Lidhjen e Bursave Shangai-Londër
2015-11-27 20:35:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Britania po studiojnë fizibilitetin e një projekti për të lidhur bursat e të dy vendeve, njoftoi të premten Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës.

Zv.kryetari i këtij Komisioni Fang Xinghai u takua këtë javë me kryezyrtarin ekzekutiv të Bursës së Londrës Nikhil Rathi. Ata diskutuan mbi Lidhjen e Bursave Shanghai-Londër dhe masa të tjera të bashkëpunimit financiar.

"Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës do të nxitë në mënyrë aktive studimin e fizibilitetit të këtij projekti," tha Fang, duke shtuar se Komisioni është i gatshëm të bashkëpunojë me palën britanike edhe në shumë fusha të tjera.

Ashtu si Lidhja e Bursave Shangai-Hong-Kong që është tashmë në funksionim, edhe Lidhja e Bursave Shangai-Londër pritet t'u mundësojë investitorëve britanikë të tregtojnë aksionet kineze të listuara në Bursën e Shangait. Projekti për lidhjen e bursave vjen në kohën kur qeveria kineze po përpiqet të hapë tregun financiar të Kinës.

Të dy vendet ranë dakord të kryejë një studim fizibiliteti për projektin, kur presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Britaninë në tetor. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China