20151126ramainterview |
Në një intervistë ekskluzive për CRI Shqip, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vlerësoi takimin e 4-t Kinë-Europë Qendrore dhe lindore theksoi se zhvillimi i marrëdhënieve me Kinën ka rëndësi të madhe për Shqipërinë. Pala shqiptare dëshiron të përshpejtojë realizimin e projekteve konkrete me palën kineze si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Nga 24 deri më 26 nëntor, kryeministri Rama mori pjesë në një sërë aktivitetesh në kuadër të Takimit të 4-t të Liderëve të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, si dhe u takua me presidentin Xi Jinping dhe kryeministrin Li Keqiang.
Lidhur me këto takime, Rama u shpreh se liderët kinezëjo vetëm shprehën dëshirën e mirë për mekanizmin e bashkëpunimit Kinë-EQL, por i kushtuan rëndësi të veçantë projekteve konkrete. Ai tha se ky mekanizëm bashkëpunimi dhe strategjia "Një brez, një rrugë" do të bëhen dy platforma të rëndësishme për nxitjen e zhvillimit rajonal. Shpresojmë që këto dy platforma të nxitin bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve infrastrukturore.
Përsa i përket shkëmbimeve mes popukve, kryeministri Rama vlerësoi progresin e shënuar në kulturë, arsim etj. Ai u shpreh për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit në këto fusha, sidomos në shkëmbimet mes të rinjve. Në përfundim të intervistës, kreu i ekzekutivit Rama tha: "Duhet të kemi më shumë kontakte dhe presim më shumë vizitorë nga Kina, duke shpresuar që Shqipëria të jetë për ta një destinacion turistik i rëndësishëm."
Në vazhdim ju ftojmë të ndiqni intervistën që gazetarja jonë Zhang Yan realizoi në Pekin me kryeministrin shqiptar Edi Rama.