PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, Presidenti Xi Jinping takon liderët e EQL
2015-11-27 10:11:11 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka hedhur një hap të ri përpara, në koordinimin e planit të saj të zhvillimit me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Presidenti i Kinës Xi Jinping së bashku me liderët e Polonisë, Serbisë, Çekisë, Bullgarisë dhe Sllovakisë ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të pesë Memorandumeve Ndërqeveritare ë Mirëkuptimit, për promovimin e strategjisë "Një brez, një rrugë". Kjo nismë i referohet "Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit të shekullit të 21-të dhe Nismës së Rrugës Detare të Mëndafshit". E propozuar nga kreu i shtetit i Kinës Xi në vitin 2013, nisma synon bashkëpunimin tregtar dhe krijimin e infrastrukturës së ndërlidhshmërisë të Azisë me Europën dhe Afrikën, përgjatë rrugëve të lashta tregtare.

Të enjten presidenti Xi priti liderët e 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, të cilët morën pjesë në Samitin Ekonomik dhe të Tregtisë, që u zhvillua në Suzhou. Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore përbëjnë një pjesë të rëndësishme në nismën e Kinës "Një Brez, një rrugë", pasi 1/4 e tyre ndodhen përgjatë rrugëve të lashta tregtare.

Në qershor Kina dhe Hungaria nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për promovimin e nismës, i pari dokument i këtij lloji, i nënshkruar nga pala kineze me një vend europian. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China