20151126gaptie |
Pas takimit të liderëve të Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore që u organizua në Suzhou, më 25 nëntor, kryeministri kinez Li Keqiang i ftoi liderët e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore të ndjenin shpejtësinë e Kinës, duke udhëtuar nga Suzhou në Shangai me trenin e shpejtësisë së lartë. Mediat e kanë vlerësuar promovimin që kryeministri kinez i bëri trenit të shpejtësisë së lartë.
Në orën 11 paradite, Li dhe 16 liderë të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore udhëtuan nga Suzhou në Shangai me trenin e shpejtësi të lartë. Në udhëtimin prej 91 kilometrash mysafirët e lartë nga Europa Qendrore dhe Lindore u bënë pjesë e shpejtësisë dhe komoditetit që ofron ky tren, të stolisur me flamujt e Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ku ishte vendosur dhe simboli i takimit "16+1>17". Një ditë më të parë, gjatë takimit me gazetarë të kryeministrit Li Keqiang me liderët e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, Li tha se bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore i ngjan një "treni të shpejtësisë së lartë".
Ai tha: "Me përpjekje 3 vjeçare, mekanizmi 16+1, ashtu si një tren po shton shpejtësinë e tij. Nga Varshava në Bukuresht, nga Beogradi në Suzhou, po ecim si një tren i shpjetësisë së lartë."
Sipas thënies së kryeministrit, bashkëpunimi dypalësh po zhvillohet me shpejtësi. Pas takimit të liderëve Kinë- Evropë Qendrore e Lindore, Kina, Serbia dheHungaria nënshkruan dy dokumente të rëndësishme për ndërtimin e hekurudhës midis Hungarisë dhe Serbisë. Këto dy dokumente do të sigurojnë fillimin e projektit të bashkëpunimit brenda këtij viti dhe pritet të përfundojë brenda dy viteve. Hekurudha midis Hungarisë dhe Serbisë është projekti i bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, e cila ka dhe një kuptim simbolik. Të dyja palët premtuan një projekt model të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore.
Në tren, Li Keqiang dhe liderët e vendeve të ndryshme biseduan për bashkëpunimin. Li u shpreh se sipërfaqja dhe popullsia e Kinës është e madhe. Ndërtimi i infrastrukturës është i lidhur ngushtë me përmirësimin e jetës së popullit. Qeveria kineze i kushton rëndësi ndërtimit dhe rindërtimit në projektet e inflastrukturës si hekurudha, rrugë etj. Në këtë fushë Kina ka shënuar përmarim të madh dhe dëshiron të ndajë të njejtat rezultate me këto vende. Në këtë drejtim Kina mund të ofrojë prodhime të përshtatshme për planifikimin, ndërtimin e trenave të shpejtësisë së lartë, duke nxitur industrializimin e vendeve të ndryshme dhe integrimin rajonal. Liderët e 16 vendeve vlerësuan lart komoditetin dhe shpejtësinë e trenit me të cilin udhëtuan, duke parë dhe zhvillimin e qyteteve kineze, si dhe dinamikën e ndërtimeve moderne, që i shoqëruan gjatë udhëtimit të tyre me tren.
Në orën 11 e 22 minuta, treni i shpejtësisë së lartë arriti në stacionin Hongqiao të Shangait. Në platformën e hekurudhës, Li Keqiang duartrokiti bashkë me liderët e 16 vendeve. Para largimit nga stacioni, kryeministri Li iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me "diplomacinë e trenit të shpejtësisë së lartë" .
"Treni i shpejtësisë së lartë përfaqëson nivelin e përgjithshëm tteknik të Kinës. U nënshkrua marrëveshja e ndërtimit të hekurudhës midis Hungarisë dhe Serbisë. Njëkohësisht po bisedojmë për projekte të tjera. Bashkëpunimi në këtë fushë ka treg të madh."
Diplomacia e trenit të shpejtësisë së lartë mbaroi në stacionin Hongqiao, por ura e lidhjes midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore po bëhet gjithnjë e më e fortë. (Çang Çuo)