PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Suzhou: Mbahet Samiti i 4-t Kinë-EQL
2015-11-25 09:41:50 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën pasdite u zhvillua në Suzhou të Kinës Lindore Samiti i 4-t Kinë-Europë Qendrore e Lindore (EQL), ku morën pjesë kryeministri kinez Li Keqiang dhe udhëheqës të 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Të pranishëm në këtë samit ishin edhe përfaqësues të BE-së, Austrisë, Greqisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh gjatë fjalës së vet në këtë samit se bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore ka hapur rrugë të reja në bashkëpunimin kino-europian. Li vuri në dukje se "bashkëpunimi 16+1" u ka sjellë përfitime popujve të vendeve të përfshira në këtë bashkëpunim, si edhe ka krijuar një model të ri bashkëpunimi mes vendeve nga rajone të ndryshme dhe me sisteme të ndryshme.

Kreu i qeverisë kineze shpalli po ashtu kornizën e bashkëpunimit "1+6", pra, një objektiv dhe gjashtë përparësi. Këto përparësi janë planifikimi i bashkëpunimit; ndërthurja e strategjive të zhvillimit dhe nxitja e kontakteve të ndërsjella; krijimi i një modeli të ri bashkëpunimi në fushën e industrisë e të energjetikës; krijimi i mënyrave të reja të financimit; shtimi i investimeve të ndërsjella dhe forcimi i shkëmbimeve kulturore e shoqërore.

Pas samitit, të dy palët publikuan bashkërisht "Planin e bashkëpunimit afatmesëm Kin-EQL" dhe "Projektin e bashkëpunimit Kinë-EQL të Suzhou-t". (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China