Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të martën në Suzhou me udhëheqësit e 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore.
Gjatë takimit, Li shpresoi në nxitjen e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve EQL, përfshi portet në Detin Baltik, Adriatik dhe Detin e Zi.
Në takim, Kina dhe Polonia u zotuan për çimentimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare dhe në shtimin e bashkëpunimit në sektorin e infrastrukturës.
Kina dhe Estonia u zotuan për thellim të bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, teknologjisë së informacionit dhe turizmit.
Ndërsa për bashkëpunimin Kinë-Slloveni fokusi do të jetë tek zona tregtare, logjistika dhe pajisjet prodhuese. (Albana)