Më 24 dhe 25 nëntor, në qytetin Suzhou të Kinës Jugore, do të organizohet takimi i udhëheqësve të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Marrin pjesë kryeministrit e Shqipërisë, Maqedonisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Rumanisë, Bullgarisë, Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë.
Ditët e fundit, Qendra e transmetimit për Rusinë dhe Europën Lindore e Radios së Jashtme të Kinës (CRI) zhvilloi në website-n e saj një sondazh lidhur me këtë takim.
Sipas sondazhit mbi temat kryesore të këtij samiti, 60.1% e të anketuarve përzgjodhën investimet dhe çështjet ekonomike tregtare. Përveç kësaj, 46.2% e të anketuarve nënvizuan ndërlidhshmërinë.
66.7% e të anketuarve mendojnë se vendet e ndryshme të Europës Qendrore e Lindore kanë epërsi koston e burimeve njerëzore, në krahasim me vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore.
58.1% e të anketuarve mendojnë se pozicioni i favorshëm gjeografik mund të lidhë tërë kontinentin europian dhe krijon kushte më të favorshme për investimet kineze në Europë.
Pjesëmarrësit në sondazh shpresojnë që Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore do të forcojnë bashkëpunimin, për të nxitur zhvillimin ekonomik rajonal dhe për të krijuar më shumë vende pune, në favor të përmirësimit të jetës së popujve të këtij rajoni.