PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
27 kompani kineze në Panairin "Klik Ekspo Group"
2015-11-24 08:49:31 CRI Komenti juaj Printoni

Salloni i Biznesit Kinez, në Panairin e "Klik Ekspo Group" është një mundësi më shumë për rritjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kinës. Në Panairin e sivjetëm që zhvillohet nga 21-25 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë janë të pranishme 27 kompani kineze.

Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Genti Beqiri u takua të hënën me përfaqësuesit e firmave kineze, të cilët shprehën interes për të investuar në Shqipëri. Beqiri vlerësoi pjesmarrjen e kompanive kineze në Panair dhe u bëri thirrje të promovojnë biznesin dhe aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Kevin Fu, përfaqësues i sipërmarrësve kinezë (Shangahai RCG Business Consultant Co. LTD), përfaqësues i Këshillit për Promovimin e Tregtisë me Jashtë të Republikës Popullore të Kinës, u shpreh se, "firmat kineze kanë interes për tregun shqiptar." Ningbo Tulip është një ndër fabrikat e specializuara në Kinë, për prodhimin e llampave ndriçuese dhe atyre dekorative. Përfaqësuesi i kompanisë Tulip foli për ekspozimin në Panair të prodhimeve të tyre të cilësisë së lartë dhe standardeve IS09001, kritere që i përgjigjen tregut shqiptar. Përfaqësuesja e kompanise Ningbo Deco. LTD tha se, ndonëse bizneset homologe kineze kanë hyrë në tregun shqiptar prej kohësh, pjesëmarrja në këtë Panair krijon mundësi për hapësira të reja bashkëpunimi me biznesin shqiptar. Kina renditet e treta ndër vendet me të cilat Shqipëria kryen më shumë shkëmbimet tregtare.(ATSH)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China