PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina paraqet masat për rritjen e konsumit
2015-11-24 08:47:20 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të rritë importet, duke lehtësuar rimbursimet tatimore për blerësit e huaj, në përpjekje për të rritur konsumin. Në një udhëzim të qeverisë kineze, të publikuar të hënën thuhet se masat e reja synojnë stabilizimin e zhvillimit ekonomik. Autoritetet bëjnë të ditur se Kina do të fillojë të importojë pajisje të teknologjisë së avancuar si dhe artikuj të konsumit të përditshëm, duke hequr ose ulur tarifat e importit të këtyre prodhimeve.

Në udhëzim thuhet se do të mbështeten industritë e reja,në fushën e ruajtjes së energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit, teknologjisë së informacionit të brezit të ri dhe prodhimi i automjeteve me energji. Qeveria do të subvencionojë blerësit e këtyre produkteve dhe të shërbimeve të reja.

Masat e reja po merren në kuadër të përpjekjeve të Kinës për të rritur investimet në sektorin e konsumit dhe nxitjen e risive. Në një deklaratë të muajit të kaluar, qeveria u zotua për ta bërë konsumin një kontribues të madh në rritjen ekonomike të vendit, në 5 vitet e ardhshëm. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China