PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-ASEAN, protokoll për thellimin e tregtisë dypalëshe
2015-11-23 09:17:46 xinhua Komenti juaj Printoni

Kina dhe ASEAN-i kanë nënshkruar një protokoll mbi thellimin e tregtisë dypalëshe.

Protokolli, që përfshin tregtinë e mallrave, shërbimeve dhe investimeve, është një shtojcë e marrëveshjes origjinale të zonës së tregtisë së lirë Kinë-ASEAN, të nënshkruar para 5 vjetësh.

Të dyja palët ranë dakord që të hapin më tej shërbimet ndaj njëra-tjetrës, duke lejuar krijimin e kompanive me investime të veçanta ose të përbashkëta, si dhe që të pakësohen kufizimet përkatëse rajonale.

Kina është partnerja më e madh tregtare e ASEAN-it dhe ASEAN-i është partneri i 3-të më i madh tregtar i Kinës.

Falë politikave preferenciale, vëllimi i tregtisë dypalëshe Kinë-ASEAN arriti vjet mbi 480 miliardë dollarë amerikanë dhe të dyja palët synojnë që deri në vitin 2020 shifra të arrijë në 1 trilion dollarë.

Investimet e ndërsjella dypalëshe kanë shënuar një rritje deri në më shumë se 150 miliardë dollarë amerikanë. (Jiang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China