PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Parlamenti grek miraton masa të reja shtrënguese
2015-11-20 09:58:26 CRI Komenti juaj Printoni

Parlamenti i Greqisë miratoi të enjten një paketë të re ligjore që i shton masat shtrënguese ekonomike dhe çliron një fond ndihme prej dy miliardë eurosh dhe një fond tjetër prej 10 miliardë eurosh nga rikapitalizimi i bankave.

Paketa ligjore kaloi me 153 vota pro dhe 137 vota kundër, përfshirë dy deputetë të koalicionit qeverisës. Stathis Panagoulis dhe Nikos Nikolopoulos që votuan kundër u përjashtuan menjëherë nga grupi parlamentar i SYRIZA-s dhe ANEL-it, respektivisht.

Nikolopulos tha se votoi kundër ligjit pasi nuk mund të panojë reduktimin e mbrojtjes për debitorët që nuk janë në gjendje të shlyejnë kredinë e banesës.

Disa analistë thonë koalicioni qeverisës do të përballet me sfida më të mëdha, pasi në javët e ardhshme, parlamenti i Greqisë pritet të votojë reformën e sistemit të pensioneve. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China