PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria shton sigurinë për të shmangur sulmet terroriste
2015-11-20 09:30:39 CRI Komenti juaj Printoni

Tirana forcoi masat e sigurisë, njoftoi të enjten drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, ndërsa shtoi se autoritetet shqiptare kanë një listë të gjatë të individëve që kanë prirje të dhunshme ekstremiste.

Përforcimi i masave të sigurisë vjen pas sulmeve të së premtes së kaluar në Paris dhe alarmit të ngritur nga shërbimet inteligjente se Shqipëria është e rrezikuar nga kërcënimet terroriste.

"Ka një analizë të rrezikut për të gjithë njerëzit që janë identifikuar të kenë prirje të ndryshme. Ndaj kontrolli i dendur është i domosdoshëm," tha kreu i policisë.

Kështu çdo patrullë policie është e pajisur me armatim të rëndë për të reaguar menjëherë ndaj çdo vepre kriminale apo terroriste.

"Shqipëria është pjesë e luftës ndërkombëtare kundër terrorizmit ndaj ekziston rreziku potencial për të qenë objekt i ndonjë sulmi. Duhet të kemi vlerësime realiste dhe të vazhdojmë jetën tonë normalisht," deklaroi ministri shqiptar i Drejtësisë, Ylli Manjani. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China