PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi në samitin jozyrtar të APEK-ut
2015-11-19 19:24:45 xinhua Komenti juaj Printoni

Në fjalimin e mbajtur në takimin jozyrtar të APEK-ut, organizuar të enjten në Manila të Filipineve, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se rajoni i Azi-Paqësorit është lokomotiva e ekonomisë botërore dhe se vendet duhet të mbajnë një qëndrim të hapur, duke shfrytëzuar këtë kornizë të bashkëpunimit për të nxitur bashkëpunimin me leverdi reciproke.

Sipas tij, Kina do të thellojë bashkëpunimin dhe lidhjet me vendet e Azi-Paqësorit për të mbrojtur mjedisin e qëndrueshëm dhe paqësor për zhvillimin. Kina ka nxjerrë planin e saj për 5 vjetët e ardhshëm dhe do të nxisë fuqishëm inovacionin, zhvillimin e qëndrueshëm, të gjelbër dhe të hapur.

"Kina ka vullnet, besim dhe kompetenca për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm dhe të shëndetshëm të ekonomisë kombëtare, duke krijuar edhe më shumë shanse për rajonin", theksoi kryetari Xi.

Udhëheqësit pjesëmarrës në samit thanë se ekonomitë e ndryshme rajonale duhet të fokusohen tek ndërtimi i një bashkësie të stabilizuar, të bashkuar dhe të lulëzuar, duke shpejtuar procesin e krijimit të zonës së tregtisë së lirë me shfrytëzimin e mundësive të tjera të reja dhe zbatimin e reformave strukturore.

Palët duhet të krijojnë një mjedis të hapur për investimet, të forcojnë sistemin tregtar shumëpalësh, duke kundërshtuar proteksionizmin e çdo forme.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China