Kina duhet të hartojë plane të mirëpërcaktuar gjatë periudhës 2016-2020 për të siguruar realizimin e një shoqërie mesatarisht të begatë, tha kryeministri kinez Li Keqiang të martën gjatë mbledhjes së kabinetit.
Në qoftë se Kina do të ketë sukses në fazën e fundit të ndërtimit të një shoqërie mesatarisht të begatë, do të jetë në gjendje për të shpëtuar nga kurthi i të ardhurave të mesme, tha Li.
Kina ka vendosur objektivat e zhvillimit ekonomik, politik, kulturor dhe mjedisor për ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të begatë deri në vitin 2020, duke përfshirë dyfishimin e GDP-së dhe të ardhurat për frymë me bazë vitin 2010.
Qeveria duhet t'i japë prioritet projekteve të mëdha që lidhen me teknologjinë e informacionit, pajisjet e teknologjisë së lartë dhe industritë e tjera strategjike për të rritur forcën e përgjithshme të vendit, tha Li.
Kryeministri kërkoi hartimin e projekteve për të rritur shpejtësinë e internetit dhe nxitë ndërtimin e infrastrukturës, urbanizimin, bujqësinë moderne, zhvillimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. (Xu Guang/Leftion Peristeri)