Presidenti kinez Xi Jinping arriti të martën në kryeqytetin e Filipineve Manila, për të marrë pjesë në samitin e 23-të jozyrtar të liderëve të APEC-ut.
Tema e këtij samiti është "Krijimi i një ekonomie më gjithëpërfshirëse, ndërtimi i një bote më të bukur". Liderët e vendeve anëtare të APEC-ut do të diskutojnë mbi integrimin e ekonomisë rajonale, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, shfrytëzimin e burimeve njerëzore, rritjen e vazhdueshme etj.
Presidenti kinez Xi Jinping do të mbajë në këtë samit një fjalim. Ai gjithashtu do të marrë pjesë e do të mbajë një fjalim edhe në samitin e drejtuesve të biznesit të APEC-ut. (Xu Guang/Artan Goga)