Presidenti kinez Xi Jinping u takua të hënën me homologun e tij amerikan Barak Obama. Të dy udhëheqësit ndodhen në Antalia të Turqisë për të marrë pjesë në Samitin e 10-të të G20-s.
Barak Obama u shpreh se e mirëpret pjesëmarrjen në samitin e 11-të të G20-s që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Hangzhou të Kinës. Sipas tij, pala amerikane do të bashkëpunojë ngushtë me palën kineze për të siguruar suksesin e samitit. (Fani/Artan Goga)