PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping propozon temat e samitit të G20-s në 2016-n
2015-11-17 09:44:41 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping tha në samitin e G20-s në Antalya se samiti i ardhshëm do të organizohet në Kinë. Ai paraqiti disa pikëpamje lidhur me organizimin e këtij samiti në 2016-n.

Udhëheqësit e pranishëm në këtë samit ranë dakord që fokusi të jetë tek temat e propozuara nga Kina. Ata diskutuan gjithashtu mbi reformat, tatimet, luftën kundër korrupsionit, tregtinë ndërkombëtare etj.

Për reformën e FMN-së, Xi theksoi se qëllimi i saj është përmirësimi i përfaqësimeve dhe të të drejtave të shprehjes së vendeve në zhvillim dhe të tregjeve të reja. Kina mirëpriti raportin e fundit të FMN-së mbi përfshirjen e RMB-së në shportën e monedhave ndërkombëtare.

Duke folur për anti-korrupsionin, udhëheqësi kinez theksoi se toleranca ndaj tij është zero.

Kina po lufton të gjitha aktivitetet e korrupsionit dhe po forcon bashkëpunimin me vendet e tjera për goditjen e këtij fenomeni. Kina përkrah shtimin e bashkëpunimit konkret në ndjekjen e të korruptuarve ndërkombëtarë. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China