Dy muaj pas nisjes së aksionit kundër informalitetit, kryeministri Edi Rama lajmëroi të hënën një ulje masive taksash, nga i cili do të përfitojnë gati 100 mijë biznese të vogla në të gjithë vendin. Lehtësimin më të madh do ta ketë fasha e bizneseve me xhiro nga 0 deri në 5 milionë lekë në vit, që do të përfitojnë dhe lehtësi proceduriale.
Ministri i ekonomisë Ahmetaj ka theksuar se që nga 1 janari do të zerohet taksa për biznesin e vogël, duke shtuar se " Është hera e parë që biznesi i vogël paguan 0 taksa, përveçse detyrimin që të paguajë sigurimet shëndetësore dhe shoqërore." (Top Channel)