Investimet jofinanciare të Kinës jashtë vendit, në 10 muajt e parë të këtij viti shënuan një rritje prej 16.3% nga viti në vit, duke u konsideruar si një stabilizues i rritjes ekonomike botërore.
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Tregtisë e Kinës tregojnë se gjatë kësaj periudhe Kina kontinentale ka kryer rreth 590 miliard yuan ose 95 miliard dollarë amerikanë investime direkte.
Jiang Wenbin, nëndrejtor i Departamentit të Bashkëpunimit në Ministrinë e Tregtisë thotë se Hong Kongu mbetet destinacioni më popullor i investimeve direkte nga Kina kontinentale këtë vit.
"Afro gjysma e investimeve direkte të Kinës kontinentale janë kryer në Hong Kong, i cili gëzon statusin e një qendre financiare ndërkombëtare. Shumë kompani i kanë kryer investimet nëpërmjet zyrave të tyre në Hong Kong. Nga janari deri në tetor të këtij viti investitorët nga Kina kontinentale kryen investime direkte me një vlerë prej 48.2 miliard dollarë në Hong Kong,ose 50.6% të shumës së përgjithëshme të
investimeve direkte të huaja (FDI) ,në këtë periudhë." (Eda Merepeza)