PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Samiti i G20-së, thirrje për përballimin e krizës së refugjatëve
2015-11-17 09:30:35 CRI Komenti juaj Printoni

Samiti i 10-të i G20-ës i mbylli punimet të hënën në Antalya të Turqisë. Komunikata e publikuar pas samitit bën thirrje për marrjen e masave të gjithanshme për përballim të krizës së refugjatëve.

Në komunikatë vihet në dukje se mbarë bota po ndjek me vëmendje ndikimin humanitar, politik, shoqëror dhe ekonomik të krizës së tanishme të refugjatëve.

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të përpiqet për të mbrojtur e përkrahur refugjatët dhe personat e shpërngulur duke kërkuar një zgjidhje afatgjatë," thekson Komunikata e Antalya-s.

Udhëheqësit e G20-ës u bënë thirrje të gjitha vendeve të japin kontributin e tyre për përballimin e krizës së refugjatëve dhe të ndajnë së bashku përgjegjësinë për t'iu siguruar jetën refugjatëve dhe kujdesen për arsimimin e tyre. (Fani/Leftion Peristri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China