Kina do të mirëpresë Samitin e G20-ës më 4 dhe 5 shtator 2016 në kryeqendrën e provincës lindore Zhejiang, Hangzhou. Këtë e deklaroi presidenti Xi Jinping gjatë një dreke pune, në kuadër të Samitit të 10-të të G20-ës, në Antalia të Turqisë. Ai nënvizoi se tema e samitit të ardhshëm do të jetë "Të ndërtojmë një ekonomi botërore të fuqishme, me risi dhe gjithëpërfshirje".
Më 1 dhjetor të këtij viti Kina do të marrë kryesimin e rradhës së G20-ës dhe vitin e ardhshëm pritet të zhvillohen një sërë veprimtarish.
Ndërkohë presidenti amerikan Barack Obama përshëndeti kryesimin e G20-ës nga Kina, duke theksuar se do të jetë i pranishëm në Samitin e Hangzhout.
Qyteti i Hangzhout, i njohur për Liqenin Perëndimor ka një popullsi prej 9 milion banorësh dhe është më i madhi i provincës Zhejiang. (Eda Merepeza)