PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eksperti: Samiti i ardhshëm i G20-s të përqendrohet te vendet në zhvillim
2015-11-17 08:59:10 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekspert ekonomie është shprehur se samiti i ardhshëm i G20-tës, që do të mbahet në qytetin kinez Hangzhou, duhet t'u kushtojë më shumë vëmendje vendeve në zhvillim.

Güven Sak, kryetar i "Think 20", e bëri këtë sugjerim gjatë pjesëmarrjes në Samitin e G20-s që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Çështje të tilla si zhvillimi i vendeve me të ardhura të ulëta dhe infrastruktura po diskutohen gjerësisht nga liderat e G20-tës në Antalia. Megjithatë, Sak thotë se kjo nuk është e mjaftueshme, prandaj pret që Kina të ndihmojë në nxitjen e investimeve më të mëdha në infrastrukturë në vendet në zhvillim:

"Sa u përket investimeve në infrastrukturë, çështje kryesore është financimi. Fondet tashmë ekzistojnë, por problemi është në thelb sjellja e tyre në projektet e investimeve. Pra, duke e parë në këtë mënyrë, si BAII, ashtu edhe 'Një Brez dhe Një Rrugë', janë projekte të mira për investimet infrastrukturore. Por ato natyrisht shkojnë përtej investimeve në infrastrukturë, dhe domethënia e tyre shkon gjithashtu përtej ekonomive."

Meqenëse Kina është vendi më i madh në zhvillim në botë, gjatë samitit të Hangzhou-t 2016 pritet të parashtrohen çështjet lidhur me vendet në zhvillim. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China