20151116-terro |
Më 15 nëntor u hap në Antalia të Turqisë Jugperëndimore Samiti i 10-të i G20-ës, një platformë e ekonomive kryesore të botës. Pas sulmeve terroriste të Parisit edhe axhenda e këtij Samiti ndryshoi. Presidenti francez Hollande eanulloi pjesmarrjen e tij në Samit, duke u përfaqësuar nga ministri i e jashtëm Fabius dhe ai i financave Sapin.
Presidenti i Turqisë, që është vend iorganizator i Samitit u shpreh gjatë takimit me presidentin amerikan Obama se: "Po përballemi me veprimtari terroriste në shumë vende të botës. Sulmet terroriste në Paris, Ankara, Gaziantep, Suruc dhe Diyabakir të Turqisë janë provë e kërcënimit terrorist ndaj botës. Këtë herë kemi shansin të diskutojmë me presidentin Obama për luftën e përbashkët kundër Shtetit Islamik (IS). Kemi bërë shkëmbime mbi shtimin e forcave të aleancës ndërkombëtare kundër ekstremistëve. Turqia, si partner strategjik, është e vendosur të kontribuojë në paqen botërore."
Presidenti amerikan Obama u shpreh: "Prej kohësh, Samiti i G20-ës është fokusuar në temat ekonomike, por samiti i sivjetëm po zhvillohet në atmosferën e sulmeve terroriste në Paris. Pak kohë më parë, sulme të tilla terroriste ndodhën edhe në Ankara. Këto veprime të dhunshme vrasin njerëz të pafajshëm. Këto sulme nuk drejtohen vetëm kundër Francës apo Turqisë, por ndaj të gjithë njerëzimi. Siç kam folur me presidentin Hollande ne do të jemi përkrah popullit francez deri sa të kapen autorët e sulmeve."
Presidenti i BE-së Tusk u shpreh se sot është koha e marrjes së veprimeve konkrete, pasi nuk mjafton vetëm konsensusi. Ai u bëri thirrje liderëve të G20-ës të tregojnë vendosmëri kundër terrorizmit.
"Brenda kornizës së G20-ës, kemi një përgjegjësi të veçantë. Kjo është platforma më e mirë kundër financimit të terrorizmit. Pa mbështetjen financiare nga disa vende, krimet terroriste kibernatike nuk mund të zbatohen. Ndaj duhet të ndalojmë në mënyrë efikase këto kërcënime, vetëm përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve," tha Tusk.
Krahas temave mbi bashkëpunimin kundër terrorizmit, refugjatët dhe gjendjen e sigurisë, çeshtjet ekonomike dhe ato mbi ndryshimin e klimës mbeten në fokus të Samitit të G20-ës. Të dielën në Antalia u zhvillua dhe një takim jozyrtar mes liderëve të vendeve të BRICS-it, të cilët shkëmbyen mendime për bashkëpunim në përballjen e sfidave globale.
(Jiang Lei)