Ministri i jashtëm kinez Wang Yi i bëri thirrje të dielën komunitetit ndërkombëtar për krijimin e një fronti të bashkuar kundër terrorizmit, pas sulmeve të Parisit, ku humbën jetën së paku 132 vetë dhe u plagosën 349 të tjerë.
Kina dënon ashpër sulmet terroriste që tronditën Parisin të premten në darkë dhe mbështet Francën në ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe të stabilitetit, duke shprehur vendosmërinë në goditjen eakteve terroriste, u shpreh Wang Yi në një drekë pune të ministrave të jashtëm, pjesmarrës në Samitin e G20-ës ,në Antalia të Turqisë.
"Kina beson se duhet luftuar terrorizmi me forca të përbashkëta, duke kërkuar rrënjët e tij. Në këtë luftë nuk mund të ketë standarde të dyfishta," vuri në dukje Wang.(Raela)