Rritja ekonomike është ngadalësuar dhe zhvillimi po futet në fazën e rregullimit, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping gjatë takimit jozyrtar të udhëheqësve të BRICS-it që u zhvillua në Antalya të Turqisë.
"Ne duhet t'i përqendrojmë forcat dhe të bashkëpunojmë për të kapërcyer vështirësitë dhe arrijmë suksese," nënvizoi Xi në fjalimin e tij me titull: "Krijojnë shanse, përballojmë sfida."
Në takim, udhëheqësit e BRICS-it dënuan ashpër sulmet terroriste në Paris dhe ritheksuan nevojën për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për të goditur terrorizmin. Ata theksuan nevojën për të forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik midis BRICS-it dhe vazhdimin e bisedimeve mbi axhendën e G20-ës për mbrojtjen e interesave të tregjeve në zhvillim dhe ndërtimit të një ekonomie ndërkombëtare harmonike.
Ata bënë thirrje gjithashtu për ratifikimin e reformës së Fondit Monetar Ndërkombëtar të miratuar në vitin 2010 dhe nxitjen e planit për zhvillimin e vazhdueshëm deri në vitin 2030.
Udhëheqësit e katër vendeve të tjera të BRICS-it shprehën ndërkohë mbështetjen që Kina të marrë presidencën e radhës së G20-ës në vitin 2016. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)