Gjatë pjesmarrjes në Samitin e G20-ës në Antalia të Turqisë presidenti kinez Xi Jinping u takua të dielën me homologun rus Vladmir Putin. Ai theksoi se qysh nga fillimi i vitit është nxitur partneriteti i gjithanshëm strategjik kino-rus. Xi shprehu dëshirën që vitin e ardhshëm të forcohet bashkëpunimi dypalësh në mbrojtje të rendit botëror, në drejtimin e OKB-së, bazuar në drejtësi dhe arsye. "Kina dhe Rusia duhet të shfrytëzojnë potencialet e mëdha tregtare dhe të shpejtojnë bashkimin e nismës "Një Brez,Një Rrugë" me projektet e Unionit Ekonomik Euro-Aziatik(EAEU), tha Xi.
Presidenti Putin nënvizoi thellimin e bashkëpunimit në fushën tregtare, të shfrytëzimit të energjisë bërthamore për energji elektrike, industrialo-kimike, financiare, të teknologjisë së lartë dhe të re etj. Rusia përkrah bashkëpunimin për ndërtimin e Brezit rreth Rrugës së Mëndafshit, sipas planit të Unionit Ekonomik Euro-Aziatik. Putini tha se Rusia dhe Kina preokupohen për mbrojtjen e rendit botëror dhe ndajnë një qëndrim të ngjashëm mbi shumë probleme me rëndësi ndërkombëtare.
(Zhang Yan/Eda Merepeza)