PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lufta kundër terrorizmit në krye të axhendës së Samitit të G20-ës
2015-11-16 09:10:57 CRI Komenti juaj Printoni

Liderët e G20-ës pritet të publikojnë sot një deklaratë për luftën kundër terrorizmit, gjatë Samitit që po mbahet në resortin bregdetar turk të Antalias. Në fjalën e hapjes së Samitit dyditor, presidenti turk Erdogan dënoi të dielën sulmet në Paris dhe bëri thirrje për "unitet ndërkombëtar".

"Uniteti ndërkombëtar dhe bashkëpunimi janë shumë të rëndësishëm për krizën e refugjatëve dhe pasojat e saj serioze. Nuk mund të them se komuniteti ndërkombëtar nuk ka bërë një punë të mirë në këtë drejtim. Por në nivel global, gjithëpërfshirja dhe drejtësia kanë nevojë të përditësohen."

Presidenti turk u bëri thirrje liderëve të G20-ës të fokusohen në strategjitë e rritjes, gjatë Samitit.

Sesioni i parë i Samitit nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Ankara dhe Paris. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China