Kina do të jetë në fokus të samitit të G20-s, që do të mbahet në Antalya të Turqisë, sipas analistëve ekonomikë.
Kreu i Komitetit Ekzekutiv i Federatës Bankare Europiane Wim Mijs tha se Kina mund të ndihmojë për ruajtjen e ekuilibrit të politikave.
"Kina ka rolin e saj tek G20-a dhe nga pikëpamja ime në bordin e stabilitetit financiar, duhet të arrijmë një ekuilibër të mirë midis sistemit të qëndrueshëm financiar dhe atij që mundëson ekonominë."
Në të njejtën kohë, disa thonë se Kina mund ta shfrytëzojë këtë rast për promovimin e ideve të saj për ekonominë botërore.
Një prej analistëve është dhe kryeekonomisti i Bankës Europiane për investime private, Olivier Garnier.
"Siç e dimë të gjithë, vitin e ardhshëm Kina do të marrë kryesinë e radhës së G20-s. Është tepër e rëndësishme që Kina të marrë përsipër këtë përgjegjësi duke promovuar ide të reja."
Presidenti kinez Xi Jinping do të marrë pjesë në samitin që do të nisë këtë fundjavë. Samiti i vitit 2016 do të mbahet në Hangzhou të Kinës. (Albana)