PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shkatërrohet një rrjet ndërkombëtar rekrutimi për IS-in
2015-11-13 09:24:24 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet europiane të zbatimit të ligjit kanë njoftuar se kanë shkatërruar një rrjet rekrutimi të lidhur me Shtetin Islamik.

Baza e rrjetit është në Norvegji dhe veprimtaria e tij përfshinte dërgimin e luftëtarëve në Irak dhe Siri.

Prokurori i antimafias Franco Roberti shprehet:

"Ky është një operacion shumë i rëndësishëm kundër një organizate terroriste ndërkombëtare, i kryer nga prokurorët antiterroristë në Romë dhe policia italiane. Besoj se 16-17 veta janë arrestuar në këtë operacion që kishte si objektiv 15 kurdë irakianë që i përkasin një organizate terroriste të lidhur me Shtetin Islamik."

Urdhërarreste janë lëshuar për 17 veta në disa vende europiane dhe të Lindjes së Mesme.

Gjatë hetimit u mbikëqyrën bisedat në internet të anëtarëve të rrjetit të përhapur në një numër vendesh europiane.

Sipas autoriteteve italiane, udhëheqësi ideologjik i rrjetit është Najmaddin Faraj Ahmad, i njohur si Mulla Krekar, i cili tashmë ndodhet në burg në Norvegji.

Autoritetet norvegjeze kanë bërë të ditur se Ahmadi mund të përballet me ekstradimin në Itali, por kjo do të vendoset sot nga gjykata. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China