PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Senati australian miraton marrëveshjen e tregtisë së lirë Kinë-Australi
2015-11-10 10:02:57 CRI Komenti juaj Printoni

Senati australian miratoi të hënën marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Kinës e Australisë, pas miratimit të saj më 22 tetor nga Dhoma e Përfaqësuesve. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi pas miratimit nga ligjvënësit kinezë.

Ministri australian i tregtisë dhe investimeve, Andrew Robb duke komentuar votimin tha se Partia Laburiste në opozitë ka vazhduar traditën bipartizane, duke mbështetur marrëveshjen e tregtisë së lirë.

Më herët Partia Laburiste australiane kishte kundërshtuar marrëveshjen, duke shprehur shqetësimin se pagat e ulta të ofruara nga kompanitë e mëdha punëtorëve kinezë mund të dëmtojnë forcën e punës në Australi. Më 21 tetor, partia në pushtet dhe Partia Laburiste ranë dakord për çeshtjen e punësimit dhe më pas Partia Laburiste përkrahu miratimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë Kinë-Australi.(Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China