PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-BE diskutojnë bashkimin e "Një brez, një rrugë" me planin e investimeve të Junkerit
2015-11-10 10:00:24 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarë të qeverisë dhe studjues kinezë dhe europianë u takuan të hënën në Bruksel për të diskutuar rreth bashkimit të strategjisë kineze "Një brez,një rrugë" me planin e investimeve të Junkerit.

Ambasadorja e Kinës në Bashkimin Evropian Yang Yanyi u shpreh se ky bashkim do të sjellë përfitime për të dyja palët. "Midis dy palëve ka shumë interesa të përbashkëta dhe këto dy strategji i lidh qëllimi i njejtë i nxitjes së reformës të rregullimit strukturor, rritjes së nivelit të jetesës së popullit, hapjen e mëtejshme të tregut dhe zgjerimin e tregtisë së jashtme e investimeve", tha ambasadorja Yang.

Nga ana e tij, këshilltari i lartë i nënkryetarit të Komisionit të BE-së, Jyrki Katainen përshëndeti investorët kinezë, duke shprehur dëshirën për sa më shumë investime kineze në planin e investimeve të Junkerit. (Fani/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China