Tregtia e jashtme e Kinës ra me 9 për qind nga viti në vit në rreth 2 trilionë juan apo 325 miliardë dollarë në muajin tetor. Ky është muaji i tetë radhazi që tregtia e jashtme shënon rënie.
Eksportet ranë me 3.6 për qind në 1.2 trilionë juan dhe importet ranë 16 për qind në 833 miliardë juan.
Administrata e Përgjithshme e Doganave tha suficiti tregtar u rrit me 40 për qind duke arritur vlerën e 393 miliardë juanë.
Analisti i HSBC-së, Qu Hongbin, thotë se rënia është shkaktuar për shkak të çmimit të lëndëve të para, ndryshimit të kërkesës së jashtme dhe të brendshme, ndërsa thekson se rënia e eksporteve në tregjet në zhvillim ishte e papritur.
Statistikat tregojnë se Kina eksportoi më shumë produkte mekanike dhe elektrike dhe më pak veshje, këpucë dhe tekstile gjatë dhjetë muajve të parë të vitit.
Bashkimi Europian vijon të mbetet partneri më i madh tregtar i Kinës i ndjekur nga Shtete e Bashkuara dhe vendet e ASEAN-it. (Leftion Peristeri)