PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zyrtari: Takimi Xi-Ma, faqe historike në marrëdhëniet mes dy brigjeve
2015-11-09 09:25:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Zhang Zhijun u shpreh në një deklaratë të dielën se, në takimin e parë që nga viti 1949 ndërmjet liderëve të të dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, u arrit një konsensus pozitiv.

Zhang, i cili është gjithashtu kreu i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit, theksoi se, gjatë takimit historik ndërmjet Xi Jinping-ut dhe Ma Ying-Jeou të shtunën në Singapor, të dy palët ranë dakord që të ruajnë Konsensusin e vitit 1992.

Zhang Zhijun-i vuri në dukje se të dy liderët u shprehën për vazhdimin e nxitjes së zhvillimit paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve dhe për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në ngushticën e Tajvanit.

Deklarata thekson se Konsensusi i vitit 1992 pasqyron parimin e "Një Kine" dhe përcakton qartë bazat e marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit. Sipas deklaratës, në bazë të parimit të "Një Kine", të dy palët mund të nxitin zhvillimin paqësor të marrëdhënieve ndërmjet tyre nëpërmjet rritjes së komunikimit dhe besimit të ndërsjellë. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China