PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi, propozim katërpikësh mbi marrëdhëniet mes dy brigjeve
2015-11-08 09:01:46 CRI Komenti juaj Printoni

Xi Jinping dhe Ma Ying-jeou u takuan të shtunën në hotelin Shangri-La në Singapor, duke shënuar takimin e parë pas 66 vjetësh të udhëheqësve të të dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit.

Gjatë takimit me dyer të mbyllura, Xi Jinping bëri një propozim katërpikësh mbi marrëdhënëniet në të dy anët e ngushticës.

"Duhet t'i vërtetojmë botës me vepra konkrete se kinezët nga të dy anët kanë aftësinë dhe mençurinë për të zgjidhur problemet e tyre. Si e tillë, shpresoj se të dyja palët do t'i përmbahen Konsensusit të vitit 1992, të konsolidojnë themelet e përbashkëta politike, t'i qëndrojnë rrugës së zhvillimit paqësor dhe të ruajnë drejtimin e duhur për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy brigjeve."

Ma Ying-jeou bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për konsolidimin e Konsensusit 1992 dhe për ruajtjen e një "status quo"-je paqësore.

Në propozimin e tij pesëpikësh, Ma tha se dy anët mund të arrijnë rezultate të favorshme dypalëshe duke zgjidhur mosmarrëveshjet në rrugë paqësore, si dhe duke zgjeruar shkëmbimet mes dy brigjeve. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China