Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit Nguyen Phu Trong në Hanoi gjatë vizitës së tij të parë në Vietnam si kreu i shtetit dhe kreu i PKK-së. Ata ranë dakord për të nxitur partneritetin e gjithanshëm strategjik.
Presidenti Xi bëri thirrje për mirëkuptim dhe zgjerim të bashkëpunimit detar, me synim arritjen e objektivave të përbashkët për shfrytëzimin e hapësirës detare.
Nga ana e tij, Nguyen Phu Trong theksoi se forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit dypalësh është jo vetëm në interes të të dy vendeve, por edhe në dobi të paqes dhe zhvillimit rajonal.(Raela)