PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti Xi Jinping fillon vizitën shtetërore në Singapor
2015-11-06 20:32:00 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërri në Singapor të premten, duke filluar vizitën shtetërore. Aeroplani presidencial u ul në aeroport në orën vendore 17:30. Presidenti Xi dhe zonja e parë Peng Liyuan u mirëpriten aty nga zyrtarë të lartë të qeverisë së Singaporit.

Në një deklaratë me shkrim të shpërndarë menjëherë pas mbërritjes, presidenti Xi thekson se Kina dhe Singapori janë vende fqinje dhe që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike 25 vjet më parë, ruajnë traditën e shkëmbimeve miqësore të nivelit të lartë, ndërsa bashkëpunimi në fusha të ndryshme është thelluar.

"Zhvillimi i mirë të marrëdhënieve dypalëshe ka sjellë përfitime për të dy vendet dhe të dy popujt, si dhe ka kontribuar për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit," tha Xi.

Ai shtoi se gjatë vizitës, pret të shkëmbeje mendime mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me presidentin Tony Tan Keng Yam dhe kryeministrin Lee Hsien Loong, si dhe për të planifikuar të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe dhe shtyrë ato drejt një zhvillimi më të madh në këtë fillimi të ri historik" thekson deklarata me shkrim e presidentit kinez. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China