Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje mbi studimin e fizibilitetit për hekurudhën nga Hanoi në Lao Cai dhe Hai Phong, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar të premten.
Kina dhe Vietnami kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë për projektet e infrastrukturës, ndërkohë marrëveshja e arritur mund të konsiderohet si një bashkëpunim me përfitime të ndërsjella.
Të dy vendet bënë thirrje gjithashtu për harmonizimin e nismës 'Një brez, një rrugë' të Kinës dhe asaj "Dy korridore dhe një qark ekonomik" të Vietnamit. (Leftion Peristeri)