Presidenti Xi Jinping tha të premten se Partia Komuniste e Kinës është e gatshme për të nxitur bashkëpunimin partiak me Vietnamin.
Deklarata e tij u bë gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguyen Phu Trong.
Udhëheqësi kinez tha se vendi i tij është i gatshëm për të shtuar shkëmbimet dhe eksperiencën me Vietnamin, ndërsa nënvizoi se të dy vendet ndeshen me një sërë çështjesh të ngjashme në qeverisjen partiake dhe të vendit.
Nga ana e tij udhëheqësi vietnamez, Trong, tha se është fokusuar tek eksperienca e Kinës për qeverisjen partiake dhe zhvillimin e socializmit.
Ai tha se Vietnami është i gatshëm për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Kinën në të gjitha fushat. (Leftion Peristeri)