Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti të enjten në Hanoi, duke nisur vizitën shtetërore në Vietnam. Pas mbërritjes me avion të posaçëm në aeroportin e Hanoit, kreu i shtetit i Kinës Xi tha se Kina vlerëson lart miqësinë tradicionale midis dy vendeve dhe dëshiron ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe në nivel strategjik afatgjatë.
"Pala kineze dëshiron që marrëdhëniet me Vietnamin të jetë afatgjata, bazuar në respektin e ndërsjellë, për të nxitur më tej partneritetin strategjik " tha presidenti Xi.
Pas Vietnamit, kreu i shtetit i Kinës Xi Jinping do të vizitojë Singaporin.