Xi, bashkëshortja e tij Peng Liyuan dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit u pritën në aeroport nga anëtari i Byrosë Politike i Vietnamit, Dinh The Huynh.
"Shpresoj se vizita ime do të ndihmojë për të çimentuar miqësinë tonë tradicionale, do të përcaktojë të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe do t'i ngrejë marrëdhëniet Kinë – Vietnam në një nivel të ri bashkëpunimi të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik," tha presidenti Xi në një deklaratë të shkruar që u shpërnda menjëherë pas mbërritjes së tij.
Kina i kushton rëndësi të madhe miqësisë tradicionale me Vietnamin dhe e shikon zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në një perspektivë afatgjatë, tha Xi.
Presidenti tha gjithashtu se pret me padurim për të shkëmbyer mendime me presidentin vietnamez Truong Tan Sang dhe me udhëheqës të tjerë.
Vietnami është ndalesa e parë e turneut dy vendesh të presidentit Xi në Azi. Me pas ai do të udhëtojë drejt Singaporit. (Leftion Peristeri)