PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut kundërshtojnë zhvillimin e armëve bërthamore në Gadishullin Korean
2015-11-02 11:31:01 CRI Komenti juaj Printoni

Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut deklaruan se kundërshtojnë rreptësisht zhvillimin e armëve bërthamore në Gadishullin Korean si dhe çdo veprim që mund të shkaktojë tension në gadishull ose që shkel rezolutën përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Samiti i 6-të i liderëve të Kinës, Japonisë dhe Koresë Jugut u zhvillua të dielën në Seul. Në deklaratën e përbashkët publikuar pas samitit ritheksohet se mbrojtja e paqes dhe e stabilitetit në gadishullin Korean dhe në Azinë Verilindore përputhet me interesat e përbashkëta të tre vendeve. Në deklaratë përshëndetet arritja e marrëveshjes midis dy Koreve për zbutjen e tesionit, që filloi në gushtin e këtij viti. Në marrëveshje shpresohet për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy palëve.

Tre vendet u zotuan se do të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për rifillimin sa më parë të bisedimeve 6-palëshe për nxitjen e procesit paqësor për një Gadishull Korean pa armë bërthamore. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China