PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zyrtari rus- Avioni u shpërbë në ajër
2015-11-02 11:30:36 CRI Komenti juaj Printoni

Avioni rus "Airbus A320" është shpërbërë në ajër, para rënies të shtunën në Gadishullin Sinai të Egjiptit. Këtë e deklaroi kreu i Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit rus Viktor Sorochenko, sipas të cilit është ende herët për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik. Sorochenko drejton një komision ndërkombëtar ekspertësh nga Rusia, Egjipti, Franca dhe Irlanda për hetimin e aksidentit. Hetimet nisën të dielën me analizën e të dhënave të dy kutive të zeza të avionit.

Ndërkohë mësohet se Autoriteti i Mjekësisë Ligjore i Egjiptit ka nisur dërgimin e trupave të viktimave pranë Ambasadës së Rusisë në Kajro.

Avioni rus me 224 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit në bord u përplas të shtunën në zonën malore të Sinait në Egjipt. Një grup militantësh, pjesë e Shtetit Islamik (IS) në Egjipt mori përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, por kjo pritet të verifikohet.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China