Të paktën 11 refugjatë, që po përpiqeshin të kalonin nga Turqia në Greqi, u mbytën të dielën në deti Egje, njoftoi Roja Bregdetare Greke.
Barka u fundos 20 metra nga brigjet e ishullit Samos.
Aksidenti ndodhi vetëm pak ditë pas mbytjes së 50 refugjatëve të tjerë nga e mërkura të premten.
Mbi 500 mijë refugjatë dhe emigrantë kanë mbërritur në brigjet greke deri tani për këtë vit, sipas shifrave zyrtare nga autoritetet greke dhe institucionet ndërkombëtare.
Roja Bregdetare Greke ka shpëtuar rreth 100 mijë vetë që prej muajit janar.
Megjithatë, Zyra Ndërkombëtare e Migracionit ka vlerësuar se bilanci i viktimave në Mesdhe është rreth 3,500 këtë vit. (Albana)