PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit Kosovë-BE
2015-10-28 09:58:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.

Nënshkrimi i së martës në Strasburg pritet t'i hapë rrugë anëtarësimit të plotë përfundimtar të BE-së, e cila tani është partneri kryesor tregtar i Kosovës.

Ministri kosovar i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, tha se marrëveshja shënoi një moment historik.

"Nënshkrimi zyrtar i kësaj marrëveshje është një moment historik në rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës, sepse ajo krijon marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian (BE). Ky është objektivi ynë kryesor, si një qeveri, si republikë dhe si qytetarë. Ne duam të bëhemi anëtarë të familjes europiane në drejtim të integrimit ekonomik, por edhe për të ndarë vlerat e BE-së si të tillë. "

BE-ja ka qenë mbështetësi kryesor i Kosovës, duke ofruar një ndihmë për zhvillimin në shifrën e 1.3 miliard eurove miratuar për vitet 2007-2020.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China