PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eksportet maqedonase, 4.1 miliardë USD në 2014-n
2015-10-28 09:37:41 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e Statistikave e Maqedonisë njoftoi të martën se eksportet e vendit janë dyfishuar duke arritur në 3.72 miliardë euro në 2014-ën nga 1.92 miliardë euro në vitin 2006, falë zbatimit të reformave doganore dhe përmirësimit të klimës së biznesit.

Sipas Zyrës, nga viti 2006 deri në vitin 2015, me kërkesën e komunitetit të biznesit, doganat dhe barrierat tregtare janë reduktuar. Norma doganore u ul në 1.75 për qind, duke u konsideruar si një nga më të ulëtat në rajon.

Tarifat doganore që importuesit maqedonas paguajnë tani janë 40 për qind më të ulëta se në vitin 2006. Një tjetër masë lehtësuese eksporti për Maqedoninë është futja e licencave Eksport-Import (Exim), Projekti qeveritar elektronik për importet, eksportet dhe tranzitet e mallrave, si dhe hapja e të gjitha kalimeve kufitare për importet dhe eksportet.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China