Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar me emrin "Poker", ka sekuestruar në port rreth 1 ton kanabis sativa dhe ka arrestuar 3 persona.
Sipas Policisë së Durrësit, sasia e madhe e kanabisit do të trafikohej në Itali nëpërmjet një kamioni që transportonte lëndë drusore.
Policia tha se lënda narkotike ishte e fshehur në paketat e drurit brenda automjetit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në dy vitet e fundit, policia shqiptare ka organizuar shumë operacione kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se policia ka shkatërruar rreth 99.2 për qind të sasisë së kultivuar duke e quajtur këtë një histori suksesi. (Raela)
[foto nga http://www.albeu.com/]