Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE) tha të hënën se zgjedhjet vendore të Ukrainës i përmbushën përgjithësisht standardet demokratike, por sërish mbetet vend për përmirësim.
"Fushata përgjithësisht e respektoi procesin demokratik," tha Tana de Zulueta, kreu i misionit vëzhgues të OSCE-së gjatë një konference për mediat.
Duke nënvizuar se procesi i votimit dhe i numërimit ishin transparent dhe të mirëorganizuar, de Zulueta tha se procesi zgjedhor në Ukrainë ka sërish vend për përmirësim.
Për të shtuar besimin e publikut tek procesi zgjedhor qeveria duhet të përmirësojë kuadrin ligjor për të përmirësuar shtypjen dhe shpërndarjen e fletëve të votimit dhe për garantimin e të drejtës së votimit për njerëzit e shpërngulur. (Leftion Peristeri)