Miliona ukrainas iu drejtuan të dielën kutive të votimit për zgjedhjet lokale në vend.
Prej orës 8:00 deri në 20:00, qëndruan të hapura mbi 33 mijë qendra votimi. Në rajonet e Donetsk-ut dhe Lugansk-ut nuk u zhvilluan votimet për shkak të kryengritësve, të cilët kërkojnë pavarësi.
Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale të mbajtura në Ukrainë që nga pavarësia e saj në vitin 1991. Këtë vit marrin pjesë 142 parti politike dhe 209,913 kandidatë duke shënuar një numër rekord. Rezultatet përfundimtare të votimeve priten të dalin brenda një jave. (Raela)