Në Simpoziumin e 3-të të bashkëpunimit të vendeve anëtare dhe vëzhguese të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që po zhvillohet në kryeqytetin uzbek, Tashkent pjesmarrësit arritën të enjten konsensus lidhur me forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për luftën kundër terrorizmit. Ata theksuan se mbrotja e stabilitetit në vendet e OBSH-së është detyra kryesore e këtyre vendeve në fushën e sigurisë dhe për këtë duhet shtuar bashkëpunimi për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Pjesmarrësit shprehën shqetësim për situatën në Azinë Jugore, Lindjen e Mesme Irak dhe Siri, duke theksuar se terrorizmi po shfrytëzon këto zona për t'u zgjeruar. Në simpozium u diskutua për aktivitetin e organzatave ekstremiste dhe terroriste në vendet e OBSH-së.
Pjesëmarrësit theksuan se thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit rajonal dhe forcimi i luftës kundër terrorizmit do të forcojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Në simpozium u nënvizua bashkëpunimi konkret kundër terrorizmit dhe ekstremizmit brenda kornizës së OBSH-së dhe u miratua një rezolutë e përbashkët. (Du/Eda Merepeza)